Kalo te lënda

Sulmohet një serb në Pejë

Në qendër të Pejës, sot pas orës 17, persona të panjohur kanë sulmuar serbin Millosh Çukiq (65), i cili nga Berane i Malit të Zi kishte ardhur për të vizituar shtëpinë e tij ë uzurpuar dhe pasi e kishin lëshuar të hyjë në oborr, atë e kishin sulmuar disa shqiptarë, njofton agjencia FoNet. Në pyetjen se për çfarë arsye e grushtojnë, sipas dëshmisë së tij, ata i ishin përgjigjur: “Sepse je serb”.

Sipas kësaj agjencie, Çukiq ka marrë disa lëndime në kokë dhe trup dhe pas sulmit është dërguar në spitalin e Pejës, ku i është dhënë ndihma e parë, kurse më pas është dërguar në fshatin Levoshe, ku ai qëndron me rastin e ardhjes në Kosovë.

Të lënduarin e kanë vizituar igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, dhe ai i manastirit Draganac, Ilarion Lupuloviq. Sulmin e ka gjykuar edhe peshkopi Teodosije.

Sipas kësaj informate të plasuar në Fonet, në Policinë e Kosovës nuk ka qenë e mundur të merret deklarata për këtë incident./Indeksonline/

Lini një koment