SHBA teston avionin 6 herë më të shpejtë se zëri
Ushtria amerikane po kryen testet për një avion pa pilot i cili parashikohet se do të jetë 6 herë më i shpejtë sesa zëri. Projekti eksperimental WaveRider do të lëshohet nga krahu i një bombarduesi B-52 në një lartësi prej rreth 15.000 metra. Gjatë provës, do të përdoret një raketë shtytëse dhe një motor avioni në formë rakete për të rritur shpejtësinë në më shumë se 6 mijë e 900 kilometra në orë. WaveRider mund të arrijë një lartësi prej 21.000 metra gjatë 5 minutave të para të fluturimit, dhe më pas do të bjerë në oqean.