Seksi parandalon sëmundjet e zemrës
Është mëse e kot të shtrohet pyetja nëse seksi bën mirë për shëndetin e njeriut, pasi të gjithë do të përgjigjeshin “po”.
Efektet pozitive që ka kryerja e marrëdhënieve seksuale janë të shumta përfshi këtu edhe zvogëlimin e rreziqeve nga sëmundjet e zemrës, raporton noa.
Sipas një studimi të fundit është arritur në konkluzionin se sistemi kardiovaskular është shumë i lidhur me raportin seksual, dhe kryerja e marrëdhënieve seksuale të paktën dy herë në javë zvogëlon rreth 45% rrezikun nga infarkti!
Kjo nuk është një e re që e dëgjojmë për herë të parë, sepse janë të shumta studimet që vërtetojnë këtë fakt dhe sugjerojnë “sportin në shtrat”.
Studimi i fundit është përqendruar vetëm tek meshkujt dhe është realizuar nga shkencëtarët e New England Research Institute, ku në përfundim të tij është arritur në konkluzionin se bërja dy herë seks gjatë javës ul në 45% rrezikun e atakut kardiak ose ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiake.
Në këtë studim janë përfshirë rreth 1.000 meshkuj të moshës nga 40 deri në 70 vjeç, studim i cili ka nisur që në vitin 1987.
Të gjithë pjesëmarrësit janë ndjekur për 16 vite me radhë dhe kryesisht studiuesit janë përqendruar tek fakti sesa herë ata kryenin marrëdhënie seksuale gjatë javës, muajit dhe vitit.
Në përfundim të këtij studimi rezultoi se kryerja e marrëdhënieve seksuale të paktën dy herë në javë eliminonte zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, në krahasim me ata persona që kryenin marrëdhënie seksuale vetëm një herë në javë ose një herë në muaj.