Rrahu nusen ditën e dasmës, merr 15 muaj burg
Shqiptari 30-vjeçar nga Maqedonia, Adnan Rusanovski u dënua nga një gjykatë e Melburnit në Australi me burgim 15 muaj, pasi rrahu bashkëshorten e tij brenda në limuzinë, gjatë kohës që po shkonin në banket ditën e martesës së tyre.
Sipas dëshmisë së shoferit të limuzinës, nusja 28-vjeçare ishte nxirë dhe ishte mbushur me gjak, pasi bashkëshorti e kishte qëlluar me grusht në fytyrë më shumë se një herë, madje tentoi ta mbyste, transmeton portali Editorial.
Rusanovski u arrestua në banket, ndërsa bashkëshortja e tij u dërgua në spital.