Qendra e Rinisë Prishtinë aksion humanitar për Bajram
Qendra e Rinisë Prishtinë “PYC” do të ndihmoi të varfrit për festën e Bajramit. Për këtë qëllim kjo OJQ ka organizuar një aksion dyditorë.
Lindita Loshi, drejtoreshë e Qendrës Rinore të Prishtinës ka thënë për Indeksonline se nga mjetet e grumbulluara do blihen pako ushqimore dhe mjete higjienike për familjet e varfra nga komuna e Prishtinës, me qëllim që të zbusin gjendjen e tyre të vështirë sociale.
Ne këtë aksion marrin pjesë 20 vullnetarë të Qendrës Rinore të Prishtinës ku janë te ndarë ne pesë zona ku ka më shumë qarkullim të njerëzve.
Aksioni ka filluar sot në ora 10: 00 në mëngjes dhe përfundon nesër në orët e mbrëmjes./Indeksonline/