Nesër nis misionin e saj ambasadorja e re e SHBA-së në Kosovë
Nesër do të nisë zyrtarisht misionin e saj diploamtik në Kosovë, ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tresi Xhekobson (Tracey Jacobson).
Ditën e parë të punës, ajo do të pritet te Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, të cilës do t’ia dorëzojë letrat kredenciale.
Ambasadorja Xhekobson e zëvendëson ambasadorin e deritashëm Kristofer Dell, i cili do të shkojë në detyre të re.
Kristofer Dell ka shërbyer në Kosovë në një kohë me zhvillime të ndjeshme politike, si në marrëdhëniet rajonale e ndërkombëtare, ashtu edhe në planin e brendshëm. Ai ishte faktor vendimtar në procesin e kapërcimit të krizës politike e kushtetuese në Kosovë.