Mitrovicë, shqiptarët të bllokuar në veri
Shkaku për mungesën e transportit në fshatrat Ceraj, Bistricë dhe Koshtovë, sipas banorëve të zonës, është se Ministria e Infrastrukturës ende nuk e ka vazhduar kontratën me transportuesin e deritanishëm.
Banorët treguan për Top Channel se përkundër mbarimit të kontratës me kompaninë, e cila ka bërë transportin deri më tani, deri më datën 10 kompania në mënyrë vullnetare dhe pa para e ka bërë transportin e udhëtarëve shqiptarë të kësaj pjese.
Tani, kur janë bërë 5 ditë që banorët kanë mbetur të bllokuar nëpër fshatra, ata bëjnë apel për ndërmarrjen e masave të menjëhershme qoftë nga Ministria e Infrastrukturës, qoftë nga komuna e Mitrovicës.
