Këshillon AAK-ja: Mos u ngutni
‘Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me asnjë çmim nuk do të pranojë të jetë pjesë e çfarëdo ekipi për dialogun politik me Serbinë’, kështu ka deklaruar nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, në një intervistë për Epokën e Re.
Ai ka deklaruar se në këtë kohë, nuk ka hapësirë për një dialog të tillë, pasi sipas Isufit, Serbia ende nuk i ka përmbushur obligimet që ka ndaj shtetit të Kosovës.