Drenusha: Nuk jam këngëtare e dasmave
Drenusha Latifi nuk preferon të këndojë nëpër dasma, pasi koncertet dhe performancat nëpër klube i sjellin më shumë kënaqësi.Përveç që nuk i pëlqen të këndojë në to, Drenusha mendon se dasmat janë edhe shumë të lodhshme, ndërsa për të “shëndeti është shumë më i rëndësishëm”.
“Të them të drejtën deri më tani nuk kam pasur interesim për të kënduar në ahengje të ndryshme gazmore. Në qoftë se do të kisha nisur edhe këtë punë, atëherë besoj se do të isha lodhur shumë. Jam një njeri që i kushtoj shumë rëndësi shëndetit dhe nuk e lodhi veten”, ka thënë ajo për “Zërin”.