Kalo te lënda

Ultimatum: Qeveria të dorëhiqet, të anulohet Pakoja Ahtisari

Të dorëhiqen zyrtarët e lartë të PDK-s që dyshohen për krime si: Xhavit Haliti, Adem Grabovci, Azem Syla, Shaip Muja, Kadri Veseli, etj dhe të gjykohen dhe këta si Hashim Thaçi nga një panel i vendeve mike.

Besëlidhja e Rilindjes Kombëtare (BRK) është organizatë politike që buron nga Besëlidhja e Lezhës dhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Besëlidhja e Rilindjes Kombëtare (BRK), duke analizuar situatën politike, ekonomike e sociale merr vendim që nga një organizatë e heshtur dhe vëzhguese të proceseve nëpër të cilat po kalon vendi jonë, të shndërrohet në organizatë të zëshme, aktive dhe vepruese! Politikat e dëmshme ekonomike të kësaj klase politike, kanë sjell mjerim dhe varfëri në tërë popullin tonë. Ne identifikuam shumë probleme me argumente të pakontestueshme, që vijnë nga vendimet e Qeverisë dhe ato janë: Shkatërrimi dhe degradimi i dinjitetit shqiptarë; Shkatërrimi i vlerave të luftës dhe të paqes; Shitja e aseteve shtetërore pa kurrfarë analize me çmime qesharake;….

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Lini një koment