Kalo te lënda

Nikoliq: Bisedimet do të ngriten në nivel më të lartë

Presidentit i Serbisë Tomislav Nikoliq ka thënë se bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës do të ngritën në “nivel më të lartë”, transmetojnë mediat serbe kumtesën nga Presidenca e Serbisë.

Në kumtesën rreth bisedës së Nikloqit me ambasadorin austriak në Beograd Klemens Koe janë transmetuar fjalët e kryetarit të Serbisë se “Serbia do të marrë përgjegjësinë e plotë për  zgjidhjen e mëtejme të situatës në Kosovë”.

Nikoliq sot ka zhvilluar disa takime me disa ambasadorë të vendeve të Bashkimit Evropian./Indeksonline/

Lini një koment