Kalo te lënda

Krasniqi mbetët vetëm

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi duket se nuk e gëzon përkrahjen e PDK-së që për procesin e bisedimeve të krijohet një koalicion më i gjerë qeverisës.

Shef i Grupit Parlamentar, Adem Grabovci thotë se partitë duhet të kontribuojnë në dialogun me Serbinë vetëm përmes Parlamentit. Sipas tij, opozita për këtë është e obliguar.

 

Deklaratave të Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi se për dialog politik me Serbinë duhet një koalicion më i gjerë i spektrit politik, nuk po i qëndron prapa partia e tij.

 

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci thotë se subjektet politike parlamentare e kanë obligim që të bashkëpunojnë për tema nacionale duke iu referuar dialogut me Serbinë. Por ai nuk ka përmendur krijimin e një koalicioni të ri për trajtimin e kësaj çështjeje.

 

Por PDK’ja duket se favorizon një bashkëpunim për temën e dialogut përmes Parlamentit. “Ne edhe më herët e kemi thënë që nuk është problem që i takon vetëm një subjekti politik, nuk është problem që të kemi të bëjmë me pozitë ose opozitë, po është diçka me interes nacional dhe për të qenë sa më të përgatitur, normalisht do të ishte mirë që të gjitha subjektet politike, të paktën ato të cilat janë pjesëmarrëse në Parlament, të kontribuojnë”, ka thënë Grabovci, shkruan express./standardi.info

 

Lini një koment