Kalo te lënda

Edhe vendimi i Kushtetueses edhe marrëveshja e liderëve!

“Serbët e Kosovës janë qytetarë të Kosovës dhe i kanë të gjitha të drejtat dhe do të jetojnë e do të trajtohen si qytetarë të barabartë. Ëndrra që sheh dikush për kthimin prapa të Serbisë, është e vdekur për jetë e jetë. Ajo ka përfunduar përgjithmonë”, ka thënë për “Tribuna Shqiptare”, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Kurse sa i përket thirrjes të Vetëvendosjes drejtuar LDK-së dhe AAK-së qe t’i bashkojnë forcat për rrëzim të Qeverisë, ai thotë se një subjekt politik serioz nuk beson se do t’i përgjigjet kësaj ftese.

“Unë së pari vlerësoj se në Kosovë kemi subjekte politike serioze dhe asnjë subjekt politik serioz nuk do t’i përgjigjet një thirrje të tillë qesharake, e cila bllokon jetën në Kosovë, shkatërron krejt atë që është arritur deri më sot. Kurrsesi as një subjekt, as një qytetar nuk do t’i përgjigjet thirrjeve makabre për të bllokuar jetën e qytetarëve të Kosovës, për ta izoluar Kosovën”, ka thënë Grabovci.

Ai gjithashtu ka thënë se duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për presidenten, por në të njëjtën kohë edhe marrëveshja e arritur në mes të PDK-së, LDK-së dhe AKR-së. /Telegrafi/

Lini një koment