Kalo te lënda

Deda: Qeveria e dobët për bisedime politike

Ish-këshilltari i presidentes Atifete Jahjaga, Ilir Deda, ka thënë se qeveria e Kosovës, është e dobët dhe nuk duhet të hyjë në bisedime politike me Serbinë.

“Kjo Qeveri nuk mund të hyjë vetë dhe nuk duhet të hyjë vetë në këto bisedime, sepse është jashtëzakonisht e dobët dhe kjo dobësi shihet në afinitetin e saj që të bëjë kompromise jo të mira për Kosovën”, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ilir Deda, drejtor ekzekutiv në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, KIPRED.

Deda ka përmendur si dështim të qeverisë së Kosovës rastin e fusnotës./Indeksonline/

Lini një koment