Kalo te lënda

Albright hyn në garë për të privatizuar PTK-në

Dy liderët e luftës amerikane për të çliruar Kosovën nga Serbia më 1999, ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright dhe gjenerali Wesley Clark, mund të rikthehen në Kosovë, por kësaj here, jo për luftë, por për biznes.

Siç raporton KTV-ja, kompania e drejtuar nga Albright, po garon për të blerë PTK-në, ndërsa Clark po interesohet për investime në prodhimin e naftës sintetike nga thëngjilli i rajoneve të Dukagjinit.

Futja në biznesin kosovar e këtyre dy miqëve të Kosovës së pavarur po shihet me sy të mirë edhe nga përfaqësuesit e bizneseve vendore, të cilët kanë vlerësuar se kjo do të ndryshonte edhe rrjedhjen e investimeve të jashtme në Kosovë. /Telegrafi/

Lini një koment