Vdes 4-vjeçari që i shpëtoi jetën një vogëlushe
Lajmi i vdekjes se djaloshit katërvjeçar, heroit Ksander Veto nga Ford Uort në Teksas, i cili e kishte shpëtuar vajzën trevjeçare nga pishina, e ka pikëlluar tërë botën.
Ksander, të martën në pishinë e kishte vërejtur vogëlushen trevjeçare e cila po fundosej, kështu qe u hodh në pishinë qe t’ia shpëtoj jetën. Ia arriti qëllimit, sepse asaj ia mbajti kokën mbi ujë derisa e shpëtoi. Megjithatë, më pas ai i lodhur, u fundos…
Djali i guximshëm ra në koma pak pas nxjerrjes nga pishina. Pasi qe nga atëherë nuk kishte shenja qe do t’i kthehet vetëdija, prindërit e tij të shtunën morën vendimin më të rëndë në jetë. Iu thanë mjekëve që ta shkyçin nga aparati i cili e mbante në jetë.
Lajmi e ka pikëlluar botën. Djaloshi hero do të mbahet mend gjatë…
“Ishim te bekuar qe e kishim një fëmijë të tillë i cili për të gjithë do të jetë shembull”, ka deklaruar nëna e tij.