Rita Ora vjen me koncert në Prishtinë
Rita Ora çdo ditë e më tepër është duke u bërë edhe më e njohur në skenën ndërkombëtare dhe shpejti pritet të performojw edhe në Prishtinë.
Telegrafi ka mësuar nga burime të afërta me Rita Orën se janë të afërmit e asaj në Kosovë ata që janë duke i bërë përgatitjet e koncertit të madh të saj, që pritet të mbahet në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës.
Performanca e Ritës në Prishtinë nuk është e lehtë të realizohet, pasi ajo pritet të fillojë një turne pas lansimit të albumit të parë, një turne ky që do të përqendrohet në Britani dhe vende tjera të cilat kanë mundësi të paguajnë shuma të mëdha të hollash për të.
Rita Ora është në lansim të albumit të saj debutues “O.R.A”, i cili pritet të shënojë shpërthimin e saj zyrtar drejt majave së top listave botërore, me konkurrenten kryesore, yllin nga Barbados, Rihanna.