Mbyllja spektakolare e “Londër 2012” (FOTO)
Tashmë mund të thuhet me plot gojën se, pavarësisht dyshimeve të fillimit, “Londër 2012” qe një sukses i jashtëzakonshëm. Si nga ana sportive, ashtu dhe nga organizimi dhe shikueshmëria e lartë. Dhe, për ta mbyllur këtë ngjarje madhështore, organizatorët kanë zhvilluar një spektakël të vërtetë mbrëmjen e djeshme, në të cilin janë përfshirë figurat më të njohura ndër vite në Britaninë e Madhe.


























