Marrëveshjet pa zbatim nuk kanë kuptim
Nuk ka kuptim të arrihen marrëveshje që nuk implementohen”, ka thënë Sebastien Brabant, zëdhënësi i përfaqësues së lartë të Bashkimit Evropian (BE), Catherine Ashton. “Dialogu teknik me Serbinë ka rezultuar me disa marrëveshje, disa prej te cilave janë implementuar. Sidoqoftë edhe shumë mbetet për t’u bërë. Ne jemi të vetëdijshëm se zbatimi do të merr kohë. BE-ja e ka të qartë se nuk ka kuptim që të ketë marrëveshje nëse ato nuk zbatohen”, ka thënë Brabant për Dukagjinin.
“Ky është prioriteti ynë dhe po ashtu është edhe kushti për të ecur përpara drejt përafrimit në Bashkimin Evropian. Të dyja palët janë zotuar për këtë dhe ne presim që t’i respektojnë”, ka thënë Barbant.