Majko: Debati i imunitetit, s`vërteton “ndershmërinë” e politikës
Deputeti i PS-së, Pandeli Majko, ka reguar menjëherë pas deklaratës së PD ku komenton deklaratat e tij për imunitetin gjatë takimit me të rinjtë eurosocialistë në Jalë. Në një deklaratë për mediat Majko thekson se ka kohë që linja zyrtare e qeverisë merr përsipër të shpjegojë se cfarë thonë dhe “mendojnë” përfaqësuesit e opozitës. Sipas tij debati për imunitetin nuk është debati që do të verifikojë “ndershmërinë” e politikës, duke shtuar më tej se kjo histori po kthehet në atë për cfarë u nis, në një fushatë zhurme dhe tërheqje të vëmendjes nga problemet reale me të cilat ballafaqohet shoqëria shqiptare.
“Tre ditë pas takimit që pata në Jalë me anëtarët e FRESSH-it, Partia Demokratike ka dalë me deklaratë zyrtare. Ajo shpejgon se cfarë u kam thënë miqëve të mij eurosocialistë dhe pse PS nuk do të pranojë heqjen e imuniteteve…(!?)
Ka kohë që linja zyrtare e qeverisë merr përsipër të shpjegojë se cfarë thonë dhe “mendojnë” përfaqësuesit e opozitës. Ky humor gushti nuk i shërben askujt dhe për asgjë, vec pushuesve kurjoz për “hungërimat nga kopështi zologjik” i politikës në Shqipëri!
Debati për imunitetin nuk është debati që do të verifikojë “ndershmërinë” e politikës. “Ndarja” që i ka bërë kësaj historie linja zyrtare e PD është se – Kush ka “frikë” nga heqja e imuniteteve është i pandershëm!?…Dhe kush është “trim”, është i ndershëm!
Qëndrimi “PRO” ndryshimeve kushtetuese “për imunitetet” asnjëherë nuk është vënë në dyshim nga Partia Socialiste apo dikush brenda saj. Të tjerat janë fjalë, për “eja bëjmë sikur zihemi” për ndershmërinë e politikës.
Kjo histori po kthehet në atë për cfarë u nis. Ajo është kthyer në një fushatë zhurme dhe tërheqje të vëmendjes nga problemet reale me të cilat ballafaqohet shoqëria shqiptare” shprehet Majko.
Në respekt të shumë njerëzve që besojnë me votë tek e djathta në pushtet, Majko vlerëson se kush i beson logjikës së shprehur nga PD duhet ta mirëkuptojë deri në fund atë që kjo parti i ofron publikut.
Në përfundim ai shprehet se është ironike se si një parti që qeveris vendin prej shtatë vitesh të ofrojë nivel kaq diletant në trajtimin e cështjeve serioze si ai “i imuniteteve” dhe”antikorrupsionit”.