Kalo te lënda

kundër shtrenjtimit të bukës

Ngritja e çmimit të bukës nga 30 në 40 centë vetëm një muaj pasi ka përfunduar procesi i korrje-shirjeve është i paarsyeshëm, thonë njohësit e ekonomisë. Sipas tyre, ka dyshime se kjo ngritje e çmimeve ka ardhur si rezultat i një marrëveshjeje në mes të furrtarëve. E sindikalistët paralajmërojnë se mund të ketë protesta pikërisht kundër shtrenjtimit të çmimeve që kanë ndodhur për artikujt elementarë, siç janë buka dhe energjia elektrike.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, ka paralajmëruar se do të ketë një protestë në ditët e ardhshme për shkak të ngritjes se çmimit të bukës dhe të energjisë elektrike, shkruan Koha Ditore.

Lini një koment