Kalo te lënda

Kuçi priti Komandantin e Operacioneve Civile të BE-së

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot priti në takim Komandantin e Operacioneve Civile të BE-së, Hansjorg Haber dhe Kryesuesin e EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac.

Në këtë takim u bisedua për përmirësimin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit në Kosovë dhe rendësin e partneritetit të vazhdueshëm në mes të institucioneve për sundimin e ligjit të Republikën së Kosovës dhe EULEX-it, veçanërisht pasi vendi del nga një periudhe e pavarësisë së mbikëqyrur dhe synon që t’i përmbush ambiciet e tij për integrim evropian, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë.

Lini një koment