Kalo te lënda

Ftesë opozitës të bëhet pjesë e

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi nuk do te hyje i vetëm ne bisedimet me Serbinë. Udhëheqës të kësaj partie kanë thënë për KTV-së se Kryministri Hashim Thaçi, do t’iu bëjë ftesë opozitës për të qenë pjesë e bisedimeve politike.

Kjo parti gjithashtu çështjen e përgjegjësisë së bisedimeve politike do të ja kalojë edhe Kuvendit të Kosovës, i cili do të vendosë së a duhet të zhvillohen bisedimet politike me Serbinë.

Adem Grabovci nga kjo parti ka thënë që domosdoshmërish është e nevojshme edhe opozita të jetë pjesëmarrëse në bisedimet politike.

Mirëpo thirrjes së PDK-së, nuk ju ka përgjigjur LDK-ja. Kryetari i kësaj Partie Isa Mustafa, ka thënë se LDK-ja nuk ka asnjë arsye që të ketë bisedime politike me Serbinë dhe ata nuk do të jen pjesë e këtyre bisedimeve

Lini një koment