Kalo te lënda

Faton Hajrizi arratiset përseri nga burgu

Faton Hajrizi, i dënuar me shumë vite burg, përderisa po shëtiste në shëtitoren e paraburgimit në Prizren, ka arritur që të ngjitet murit të oborrit duke u kapur për një ulluk të ujit të shirave dhe përmes telave gjemborë disa rrathësh, ka kërcyer nga muri i një lartësi të madhe. Sakaq roja e kishte hetuar dhe e kishte urdhëruar që të ndalet  mirëpo nuk është përfillur urdhri.

Tri krisma nga pistoleta “Glock” 19 e gardianit kanë alarmuar situatën që shumë shpejtë gardianë e policë janë vënë në ndjekje të të arratisurit. Drejtori i Burgut, Miftar Zyba ka informuar Drejtorin e Policisë Rajonale të Prizrenit me urgjencë, dhe të dy kanë dalë në vendin e ngjarjes për të organizuar “Unazën e Çeliktë”.

Pas një hetimi dhe kontrolli të detajuar të zonës është arritur që të identifikohet podrumi i një qebaptoreje  se ku fshihej i arratisuri. Një epror i policisë  ia ka rivendos prangat Faton Hajrizit i cili menjëherë është përcjell nga Njësia Speciale  në një vend më të sigurt.

Lini një koment