Kalo te lënda

Digjet një veturë në veri

Rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës i është vënë zjarri një veture. Sipas Policisë së Kosovës, personat që kanë kryer këtë vepër nuk dihen ende, ndërsa hetime janë duke u zhvilluar në lidhje me këtë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka konfirmuar për Kosovapress djegien e kësaj veture, duke shtuar se ajo i takon një qytetari serb të rëndomtë.

 

“Në orën 4 të mëngjesit i është vënë zjarri një veture në pjesën veriore të Mitrovicës. Motivet ende nuk i dimë, por hetime janë duke vazhduar. Sipas informatave që kemi, vetura është e një qytetari serb, i lindur me 1984”, ka thënë Hoti.

 

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale./standardi.info

Lini një koment