Kalo te lënda

Video e kapjes nga FBI e themeluesit të Megaupload DotCom

Kanë filluar të shfaqen pamjet e para të atij mëngjesi, ku FBI në një aksion për kapjen e themeluesit të Megaupload Kim DotCom, i cili akuzohet për pirateri.Pamjet janë xhirruar nga një helikopter i telekomanduar,i cili kishte të instaluar një kamer me infra të kuqe.

Pas bastisjes që bëri FBI në vilën ku qëndronte Dot Com, që shfaqet shumë mirë në videon më poshtë, Kim vazhdon akoma të jetë nën akuza dhe bashkë me avokatët e tij po perpiqen ta lirojnë nga akuzat.

Gjatë ndëryrjes së FBI mëngjesin e 20 janarit, në vilë ishte përvec personelit edhe gruaja e tij shtatëzane bashkë me tre fëmijët e tij.

Brenda pak sekondash kater nga grupi i gatshëm veproi në drejtim të derës kryesore të vilës duke e hapur atë dhe duke hyrë brënda.

Kim tregon se në mëngjes herët dëgjoi zhurmën e helikopterëve dhe nuk ju duken shumë shqetësuese, pasi ishte duke pritur disa miq të mbërinin në mëngjes me helikopter, keshtu nuk i kushtoi shumë rëndësi. Por më pas ai dëgjoi disa zhurma të cuditshme në dritaret e dhomës së tij. Më pas brënda pak sekondash dëgjova derën e cila u hap nga forcat e shumta që kishin rrethuar shtëpinë.

Ai tregoi për gjykatën veprimet e tij, c’farë kishte ndodhur atë natë: Pasi u dëgjuan zhurmat, shkela butonin e emergjencës i cili ndodhet në dhomën time, ky buton u con sinjal të gjithe rrojeve dhe bodigardëve të mi.

Më pas u ngrita nga shtrati që isha dhe u drejtova drejt e tek “dhoma e kuqe” kjo dhomë shërben për emergjenca ose për t’u fshehur në raste emergjence. Pavarësisht kësaj unë qëndrova tek dhoma e kuqe dhe me dyer të hapura, në pritje që të vinin të më arestonin, pasi kisha edhe menyra të tjera për t’u fshehur me anë të një butoni që ndodhej në dhomë i cili bën bllokimin e të gjitha dyerëve, por nuk e bëra.

Thuhet se Dot Com nuk kishte mundësi të fshente provat apo serverat të cilat mbanin materjalet e Megaupload, pasi FBI i kishte marrë në dorë ato para sulmit të bërë në vilë. Video me poshtë tregon bastisjen nga forcat e shumta. |albparajsa|

Lini një koment