Kalo te lënda

Traktati i Kuçit si i Ekipit të Unitetit

Skënder Hyseni e vlerëson tejet të dëmshëm Traktatin e Hajredin Kuqit për pajtimin me Serbinë.

Njëri nga anëtarët e Ekipit të Unitetit në procesin e negociatave të Vjenës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se traktati për fqinjësi të mirë që Kosova ia kishte propozuar Serbisë më 2007 është i njëjtë me atë që Kuçi po e përmend sot.
Këtë rrëfim ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës e ka bërë të shtunën kur është pyetur për traktatin e paqes me Serbinë, të cilin e ka propozuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi. Hyseni nuk ka parë dallime te traktati i  Ekipit të Unitetit me atë të zëvendëskryeministrit Kuçi, shkruan sot Koha Ditore. “Traktati që ne e kemi prezantuar në Londër e ka saktësisht qëllimin e njëjtë, sepse aty flitet për Kosovën si shtet dhe Serbinë si shtet”, ka kujtuar ai. “Kjo ka qenë edhe arsyeja që Serbia nuk e ka denjuar këtë propozim tonin madje as në diskutim”.
Ish-kryediplomati kosovar nuk ka dashur të nxjerrë ndonjë emër të përveçëm nga i cili kishte rrjedhur ideja për traktat me Serbinë. “Traktati ka rrjedhur nga Ekipi i Unitetit ku ne kemi punuar si ekip atëherë”, ka thënë Hyseni, njofton koha.
“Kujtesa” e Hysenit nuk i ka pëlqyer sponsorit të tashëm të idesë për traktat me Serbinë, Hajredin Kuçit. Ai ka thënë që traktati për fqinjësi të mirë me Serbinë i Ekipit të Unitetit dhe traktati për paqe me Serbinë i tij janë të ndryshëm./standardi.info

1 Koment »

  1. po qfar traktati a qka po thuni shkiet dojn me bisedue me Kosoven si shteti me Krahinen e jo si shteti me shtet qfar traktati te paqes done me ba kure Kosova ska ushtri ska Armatim ska Helikoptera ska asgja mos te fol pa lidhje Kuqi se po e qet veten ne nje pozit si mos me pas haber fare nga politika po qka dreqin i kane dhanen aq shume zor me hy ne biseda me Serbin a qaqe shume po kane qef me u pajtue me shkie e me ba dallavere ma qeltas me ta.

    Pëlqejeni

Lini një koment