Kalo te lënda

Selimi: Mos ma prishni pushimin për Kamishin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i cili ka qenë i përfshirë në rrahjen në mes të deputetëve nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu-Kamishi, i cili përmes një letre ka akuzuar Rexhep Selimin, Visar Ymerin dhe Florin Krasniqin dhe truprojat e tyre se e kanë organizuar sulmin nda tij.

I kontaktuar nga portali ORAinfo, deputeti Selimi ka thënë se nuk dëshiron t’ia prish vetit pushimin për të komentuar deklarata të tilla. “A po doni me ma prish pushimin a?” ka thënë shkurt Selimi.

Ndryshe të premten, deputetit i PDK-së Bekim Haxhiu-Kamishi, përmes një letre ka njoftuar për deklaratat e dhëna një ditë me parë në Prokurorinë Komuna të Prishtinës, lidhur me incidentin e ndodhur në Kuvend kohë më parë.

Sipas Haxhiut, ai në prokurori ka kërkuar zbardhjen e motivit te sulmit fizik ndaj tij, sepse akterë tani më dihen. “Janë deputetë dhe truproje të Vetëvendosjes: Visar Ymeri, Rexhep Selimi, Florin Krasniqi dhe truprojat e tyre. Unë kam dhënë deklaratën time në prokurori në cilësinë e palës së dëmtuar, ndërsa deputetët Visar Ymeri, Rexhep Selimi, Florin Krasniqi dhe truprojat e tyre, janë të akuzuar për sulm fizik”, thotë Kamishi në Letër.

Sipas tij, ndaj të akuzuarve është ngritur kallëzimi penal për sulm fizik. “Kallëzimi penal është iniciuar në bazë të raportit të policisë,në bazë të video incizimeve të kamerave të sigurisë, dhe video incizimeve të mediave dhe i bazuar në deklarata të dëshmitare (policëve dëshmitarë)”. (ORAinfo)

Lini një koment