Kalo te lënda

Genta Ismajli vs. Dafina Zeqiri

Pas lajmit për konflikt fizik mes këngëtares Genta Ismajli dhe Dj-it të saj personal Dj Wrondon, ky i fundit ka dhënë disa deklarata të rënda për Gentën.

Liridon Bajramaj i njohur si Dj Wrondon, ka punuar 2 vite me këngëtaren,  dertsa ky bashkëpunim është ndërprerë për shkak të zënkes  me këngëtaren dhe motrën e saj. 25 vjeçari nga Gjilani, student në  fakultetin Juridik përveç rreth shkaqeve të zënkës mes tyre, ka vendosur të flasë edhe për anët e panjohura të Gentës për publikun.
Sipas tij, Genta është shumë e paaftë  dhe e tmerron suksesi i këngëtareve të tjera. “Është një këngëtare shumë e dobët, por mbi të gjitha edhe shumë  llafazane. E tmerron suksesi i Dafina Zeqirit dhe e shan shumë atë,” ka deklaruar ai për mediat shqiptare.

Dalja në skenë e Dafinës, duket se ka shqetësuar Gentën, ndonëse ato muaj më parë u paraqitën së bashku në publik, në programin e Vitit të ri. Por tani raportohet se ky duet i tyre i veçantë, i titulluar  “Hidhet e Dridhet” është larguar nga kanali Youtube i Gentës. Edhe më herët, mediat kishin raportuar për një mosmarrëveshje mes këngëtareve gjatë natës finale të “Miss Universe Kosova”.

Këngëtarja Ismajli akoma nuk ka reaguar ndaj deklaratave të Liridonit, ndërsa ky tashmë ka filluar zyrtarisht punën e tij të re, si DJ personal i reperit shqiptar, Big Basta. /Indeksonline/

Lini një koment