Kalo te lënda

Fshatrat e para të Klinës me sistem të mbledhjes së mbeturinave

Fshatrat Zajm dhe Dugajevë të Klinës, janë lokalitete e para të cilët kanë hyrë në sistemin organizativ të grumbullimit të mbeturinave.

Kjo njëherësh shënon edhe realizimin e planit të Ndërmarrjes Publike “ Ambienti” në Klinë, e cila synon që deri në fund të vitit 2013 gjitha zonat rurale të kenë sistemin organizativ të grumbullimit të mbeturinave.

Tahir Morina, menaxher i kësaj Kompanie, thotë se këto dy fshatra kanë kërkuar ketë dhe ne jemi të gatshëm që atje të bëjmë mbledhjen e mbeturinave. Gjendja nëpër zonat rurale është shumë e vështirë pasi qe ka mbeturina kudo e të cilat ndotin me të madhe ambientin, transmeton koha.

Projekti që ka bërë kjo kompani ka shënuar ngecje ngase nuk ka mjete financiare për realizimin e tij. Tahir Morina, thotë se kemi premtime se projekti i dërguar në Komisionin Evropian do të marrë mbështetje financiare dhe mjafton edhe gatishmëria e qytetarëve të zonave rurale për të realizuar në tërësi.

“ Makineri kemi të mjaftueshme, vetëm duhet përfaqësuesit e fshatrave të bëjnë kontrate me ne, pa pagese nuk ka askund shërbime, gatishmëria jonë është”, thotë Morina.

Projekti për futjen e zonave rurale të Komunës së Klinës në sistemin organizativ të grumbullimit të mbeturinave deri tash, ka shënuar ngecje, për shkak të mungesës së mjeteve për realizimin e projektit si dhe mos interesimit të banorëve të fshatrave që të jene pjese e sistemit organizativ.

Lini një koment