“Dua të jem si Beyonce”
Janë dy femra të fuqishme në industrinë e muzikës që kanë inspiruar Rita Orën. Këngëtarja 21 vjeçare, tha se Gwen Stefani dhe Beyonce kanë pas ndikim shumë të madhë në të, muzikën dhe karrierën e saj.
“Një ditë unë këndoja këngën “Say my name” nga Destiny’s Child në lokalin e vogël të babait tim dhe ditën tjetër isha ulur pranë Beyonce dhe e pyesja rreth albumit tim”, citohet Rita.
“Beyonce është në këtë lojë prej shumë kohësh, dhe të mendosh se ka vetëm 30 vjet. Herën e parë kur e kam takuar kam qenë shumë nervoze. E përqafova dhe I thash se ajo ishte një inspirim për mua. është një super grua me karrier dhe familje. Shpresoj se një ditë edhe un do të jem si ajo, fëmijën në njërën dorë, mikrofonin në tjetrën”, përfundoi Rita./indeksonline/