Kalo te lënda

“Serbia nuk ka hequr dorë thesaret e Kosovës”

Ministri i Minierave dhe Planifikimit Hapësinor të Serbisë, Milan Bacevic, thotë se Serbia nuk ka të drejtë të heq dorë nga pasuria minerale e Kosovës.

“Sigurisht që do të jem avokati më i zëshëm për vendosjen e burimeve natyrore nën kontroll dhe kuadër ligjor. Veç kam filluar bisedat dhe po kërkoj mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar” tha Bacevic për “Vecernje Novosti”.

Baçeviç beson se shumica e burimeve natyrore në Kosovë ndodhen në “pronat e Kishës Ortodokse Serbe dhe të serbëve të dëbuar”. /Telegrafi/