Kalo te lënda

Kuvendi në hall me amendamentet jokushtetuese

Një muaj pasi e ka dhënë fjalën e saj Gjykata Kushtetuese, Kuvendi nuk I ka qitur për votim amendamentet për kompetencat dhe mënyrën e zgjedhjes së presidentit.

Ka hamendje nëse ato që janë jokushtetuese mund të riformulohen dhe të qiten për miratim. Një profesor i së drejtës kushtetuese ka thënë për koha ditore se ky do të ishte gabim.

Sipas tij, Kuvendi duhet t’i qesë për votim vetëm propozimet e neneve kushtetuese, e për të tjerat procedurën duhet ta nisë nga e para.