Kalo te lënda

Kurti: Tirana në bisedime

Edhe pse kundërshton dialogun politik mes Kosovës dhe Serbisë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti kërkon përfshirjen e Shqipërisë.

Në një intervistë për Top Channel ai thotë se Tirana zyrtare ka obligim për të gjithë shqiptarët jashtë kufijve.

“Kosova ka arritur deri këtu si rezultat i sakrificave dhe rezistencës në emër të kombit. Për rrjedhojë, pavarësia e Kosovës duhet të jetë në funksion të kombit. Unë e kuptoj qeverinë e Shqipërisë që nuk mban dot qëndrim më radikal se qeveria e Kosovës, por mendoj që shqipëria ka obligim kushtetues për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve”, u shpreh Albin Kurti, Kryetar i lëvizjes Vetëvendosje deklaron Kurti.

Kurti kritikon kryeministrin Thaçi se do të hyjë në dialog me ish-bashkëpunëtorët e Millosheviçit. Në reagimin opozitar, ai nuk i përjashton edhe protestat.

“Fundi i mbikëqyrjes nuk po e bën Kosovën sovrane. Protektorati ndërkombëtar tani do të hyjë brenda institucioneve të Kosovës. UNMIK-u, KFOR-i dhe EULEX-i do të jenë të gjitha këtu”, thotë Kurti, i cili shkon edhe më tej.

“Besoj se kjo është pjesë e një skenari ku Kosova do futet në bisedime politike me Serbinë, pa kushte. Qeveria e ka bërë Kosovën si pazar, pasi e konsideron atë si mall të vjetër”, thekson më tej lideri i VV.

1 Koment »

  1. O i nderuar Kurti po qfare tirane ne bisedime po me hy ata ne bisedime kane me na shiten per dy shkina te mira shihe ti qka kane ba Shqipetaret ne Shkoder mbas kengetares Serbe jane kallen e jane tranu e ti po pret hajr prej tyne.

    Pëlqejeni

Lini një koment