Kalo te lënda

Krimi ndaj Limajve, 35.5 vjet burg për Krasniqët

Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut të Prizrenit, i udhëhequr nga gjyqtarja e EULEX-it, Annemarie Meister, ka shqiptuar gjithsej 35.5 vjet burg për anëtarët e familjes Krasniqi, të cilët kanë qenë të përfshirë në vrasjen e Skender Limajt dhe plagosjen e Azem dhe Ilir Limajt, me 1 janar 2011, në restorantin “Kështjella” në Banjë të Malishevës.

Koha ditore shkruan se në bazë të aktgjykimit të shpallur të premten, Emin Krasniqi është dënuar me 23 vjet burg, Berat Krasniqit me dënimin unik i janë shqiptuar 7.5 vjet burg, derisa Astrit Krasniqi e Hazir Krasniqi janë dënuar me nga 2 vjet burgim, e Durim Krasniqi me një vit burg. Ndekohë është marrë parasysh edhe koha e kaluar në paraburgim. /Indeksonline/