Daçiq: Do t’i respektojë të gjitha marrëveshjet e arritura
Ndërkohë, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Beogradi do t’i respektojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun me Prishtinën. Këtë e ka thënë ai gjatë një takimi që ka zhvilluar me shefin e diplomacisë britanike, Willam Hague. Ata kanë biseduar për rrugën evropiane të Serbisë dhe zgjidhjen e problemit të Kosovës, transmetojnë mediat serbe. “Gjërat duhet të jenë të qarta, nuk duam t’i gënjejmë as bashkësinë ndërkombëtare dhe as popullin tonë. Marrëveshjet që janë arritur duhet të respektohen dhe jo si deri më tani kur merreshim vesh njëherë, ndërsa më vonë i binte krejt ndryshe”, ka thënë Daçiq.