Buka shtrenjtohet për 33 %
Buka në disa furra në Prishtinë është shtrenjtuar nga 30 në 40 centë, pikërisht në kohën kur rezervat e grurit janë më të mëdha se kurdoherë, pas përfundimit të fushatës së korrje-shirjeve
“Kosova Sot” shkruan se buka në Prishtinë të enjten u shit me 30 centë, por të premten gjërat ndryshuan. Ministria e Bujqësisë i fajëson mullisët se kanë marrëveshja të fshehta, ndërsa këta të fundit kërkojnë heqjen e TVSH-së dhe ia hedhin fajin krizës globale të drithërave.