Trafikuan fëmijën, pranga tre personave
Njësiti policor kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore i Rajonit të Prizrenit, tw enjten ka bastisur një lokal hotelier në Xërxë dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar: dy meshkuj dhe një femër, sepse të njëjtit në bashkëveprim kanë shpërdoruar dhe trafikuar një fëmijë të gjinisë femërore nën moshën 16 vjeç.
Policia bënë të ditur se fëmija është marrë nën përkujdesje institucionale ndërsa të dyshuarit A. K.; F. B. dhe S. H. janë ndaluar nën masën e arrestit policor dhe ndaj tyre është iniciuar kallëzimi penal./Indeksonline/