NASA dështon në lëshimin e raketës testuese
Passadena, 10 gusht – Agjencia amerikane për aeronautikë dhe hapësirë, NASA njoftoi se raketa e tij testuese e quajtur Morpheus është rrëzuar vetëm 2 sekonda pas lëshimit.
Morpheusi ishte përgatitur për lëshim në bazën hapësinore Kennedy dhe do të lëshohej për të testuar sistemet e sofistikuara që do të dërgoheshin në hënë.
Por, ky tentim dështoi…
Menjëherë pas lëshimit të saj raketa Morpheus u rrëzua dhe u kaplua nga zjarri.
Fatmirësisht në këtë ngjarje nuk u lëndua askush por raketa testuese u bë shkrumb e hi.
Është bërë e ditur se dështimi i lëshimit të raketës rrjedh nga një pjesë e gabuar në sistemin e raketës. /koha