Kalo te lënda

Lajiq: Açif Efendia ishte për Shqipërinë e Madhe

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, boshnjaku i Novi Pazarit, Rasim Lajiq, ka thënë sot se vendosja e pllakës përkujtuese të Açif-efendi Haxhiahmetoviqit në Novo Pazar është rezultat i mosnjohjes se fakteve historike dhe se proceduarat ligjore në këtë rast janë anashkaluar plotësisht.

“Janë anashkaluar proceduar plotësisht, sepse me ligj është e definuar se në çfarë mënyrë mund të ndikojnë pllaka dhe simbole të tilla”, ka thënë Lajiq për B92. Ai ka theksuar se me 30 korrik është kërkuar nga autoritetet lokale leje për vendosjen e pllakës me fytyrën e Açif Efendisë, kurse ajo pllakë është vendosur më 4 gusht, pa vendim të Kuvendit Komunal të Novi Pazarit.

“Vendimin mund ta merr vetëm Kuvendi Komunal i cili nuk është mbledhur. Ai mund të merr vendim vetëm me propozim të Këshillit Nacional i cili nuk është formuar. Procedurat plotësisht janë anashkaluar”, ka theksuar Lajiq, i cili ka pranuar të hyjë në Qeverinë e radikalëve dhe socialistëve edhe pse më herët ishte ‘betuar’ se s’do ta bënte asnjëherë një gjë të tillë.

Açif Efendia

Lajiq, një boshnjak i falsifikuar, ka shkuar edhe më larg, duke thënë se Açi Efendia ka qenë ithtarë i Shqipërisë së Madhe.

“Ai njeri ka qenë ithtar i Shqipërisë së Madhe, kurse Novi Pazarin e ka konsideruar si qendër të saj. Ai i ka përndjekur serbët, kurse i ka injoruar boshnjakët. Ua ka hequr njerëzve kapelat nga koka dhe ua ka vendosur plisin e shqiptarëve. Ai ka sjellë mësues shqiptar që të mbajnë mësime vetëm në gjuhen shqipe”, ka thënë Lajiq.

Sipas tij, Açif Efendia nuk mund të jetë bazë e identitetit të boshnjakëve kur ata i ka injoruar dhe përndjekur vazhdimisht.

Pllaka përkujtuese për nderë të udhëheqësit të Novi Pazarit në kohën e Luftës së Dytë Botërore, Açif Efendia është vendosur të shtunën në qendër të Novi Pazarit (Pazari i Ri), në vendin ku dikur ishte shtëpia e tij. Qeveria serbe ka paralajmëruar se do te ndërmarr iniciativë për largimin e pllakës.

Açif Efendia kishte luftuar kundër çetnikëve të Drazha Mihajloviqit, prandaj është e qartë se pse radikalët dhe socialistët, pasardhës të Drazhës dhe Sheshelit, nuk e donë pllakën e tij në Sanxhak. (ORAinfo)