E rrahë gruan, arrestohet pejani
Një person është arrestuar mbrëmë në Pejë pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij e që i kishte shkaktuar lëndime trupore.
Sipas policisë, rasti i dhunës në familje ka ndodhur në rrugën “Sylë Hasani” në Pejë dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë të cilat po merren me rastin.
Mësohet se viktima ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit publik është derguar në mbajtje deri në një vendim tjetër.