Dodik kërkon politikë unike rreth çështjeve serbe
Kryetari i Republikës Serbske, Millorad Dodik tha se kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliqin, e ka porositur se tashti është koha të tubohen popujt rreth qëllimit të përbashkët dhe të korrigjojnë gabimet që kanë ndodhur gjatë 20 vjetëve, raporton Beta. ”Ky moment kërkon mobilizim e jo destruksion. Kjo kërkon përgjegjësi nga të gjithë. Tubimi është programi i vetëm ekonomik që mundemi të ofrojmë. Nuk ekziston kurrfarë shkopi magjik me të cilin Serbia mund të tërheq miliarda. Këtë duhet të kuptojnë të gjithë”, tha Dodik në intervistën për “Veçernje novosti” të sotshëm.
Dodik, cili të mërkurën në Beograd është takuar me Nikoliq, tha se Republika Serbska nuk i duhet paternaliteti, por të gjithë, prandaj edhe pushteti i ri në Serbi, duhet të respektojnë qëndrimin e Republikës Serbska.
“Duhet të gjejmë përgjigje të përbashkëta për çështje që preokupojnë popullin serb – nga Kosova, deri te Mali i Zi e Kroacia. Tash na duhet politika e përbashkët serbe për gjithë rajonin… “, tha Dodik./standardi.info