Kalo te lënda

VV-ja i shkruan LDK-së dhe AAK-së

Isa Mustafës dhe Blerim Shalës ua ka nisur një letër lëvizja “Vetëvendosje” qysh para një jave. Në këtë letër “Vetëvendosja” ka ftuar dy partitë opozitare për një takim për t’i koordinuar aktivitetet e opozitës në Kuvend kundër pushtetit.  Letra, sipas Visar Ymerit të Vetëvendosjes, ka të bëjë me kundërshtimin që duhet t’u bëhet në Kuvend negociatave politike me Serbinë dhe privatizimit të ndërmarrjeve publike. Megjithatë, deri tash as LDK-ja e as AAK-ja nuk i kanë kthyer ndonjë përgjigje Vetëvendosjes.  LDK-ja si duket ka plane të tjera  ajo është duke përgatitur, siç thonë zyrtarë të kësaj partie, strategjinë opozitare për çështje të ndryshme që do të jetë e gatshme kur të nisin seancat e Kuvendit.  Deputetja Vjosa Osmani ka thënë se sa i përket bisedimeve, opozita duhet t’i kundërshtojë ato me argumente.

 

KTV-ja ka bërë përpjekje të kontaktojë edhe me përfaqësuesit e AAK-së, por zyrtarë të këtij subjekti nuk janë përgjigjur në telefon.