Kalo te lënda

Reagon ambasada amerikane: Pikëpyetje për arsyet e shkarkimit dhe kohën

Ambasada e SHBA në Tiranë reagoi menjëherë pas shkarkimit të drejtorit të SHISH, Bari Shaqiri dhe emërimit në atë detyrë të një zyrtari me të shkuar të dyshimtë antiamerikane në krye të SHIK të Bashkim Gazidedes, Visho Ajazi Lika, duke ngritur pikëpyetje për kohën që është bërë shkarkimi dhe arsyet përse është bërë. I pyetur nga gazeta Tema, një burim i nivelit të lartë të ambasadës tha se lajmin e mësuam nga lajmet. “Njoftimin e mësuam nga lajmet. Koha dhe arsyet përbëjnë pikëpyetje”.

Kjo tregon shqetësimin që ka krijuar në Uashington veprimi i Berishës, i cili jo vetëm ka hequr një njeri tek i cili SHBA besonte, por e ka zëvendësuar me dikë që SHBA e ka konsideruar të papërshtatshëm.