Kalo te lënda

Në Klinë, parcela të mbjellura me kanabis

Policia ka bërë të ditur se një person ka përfunduar në pranga pasi në arën e tij kishte kultivuar bimë narkotike. Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbrëmë në rrugën “Tirana” në Klinë ndërsa të njëjtit i janë zënë disa bimë të kanabisit.

 

Sipas policisë, gjatë bastisjes në pronën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 81 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa, një fishek i cal. 7.65 mm dhe një fishek i cal. 12 mm. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./standardi.info