Hashimi refuzon paret
Ish-Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës duket se ka mjaft para, ndryshe nuk shpjegohet veprimi për t’i refuzuar parat që i takojnë si dëmshpërblim për kohën e kaluar në paraburgim
Ai i ka refuzuar hiç më pak se 15 mijë euro pa më të voglën mëdyshje, të cilat para për shumëkënd do të ishin të mirëseardhura.
Rexhepi ka refuzuar këtë shumë duke dashur që më mos të ketë fare punë me sistemin e drejtësisë. Ai e ka konfirmuar refuzimin e shumës së këtyre parave.
“Nuk kam dashur t’i marrë, janë diku afër 15 mijë euro…”, ka thënë shkurt, Hashim Rexhepi për Express, duke treguar se nuk gjendet në Kosovë./Indeksonline/