Kalo te lënda

Bllaca: S’ka më letra, se shpejti CD-ja 64 minuteshe!

“Lojës se Letrave” ndërmjet dy ish pretendueseve si agjentë të SHIK-ut, duket se iu ka ardhur fundi, të paktën kështu paralajmëron Nazim Bllaca.

Pas letrës së dytë të hapur të ish agjentit të SHIK-ut, Nazim Bllaca dërguar ‘kolegut’ të tij, Naim Miftari, ky i fundit i është përgjigjur sot po ashtu përmes një letre të hapur Bllacës.
Në letër, Naim Miftari i thotë Bllacës, nder tjerash, “se unë atë që e kam thënë në publik, është e shkruar, e çka deklaroi e s‘ke nevojë me rrejt kurrgjë. Nuk ke nevojë as me u bërë kinse ekspert i kriminalistikës e bombave, i drejtësisë, CD-ve, filozof, astronom etj, etj, ku do me dal ti me fantazinë tënde, z. Bllaca”.
“Për mua letrat kanë marrë fund”, ka thënë Bllaca në një prononcim për portalin ORAinfo, duke shtuar se “… do të shkojmë me publikimin e CD se re e cila përmban material plot 64 minutave”.
“Në këtë CD Naimi Miftari flet për ata njerëz që kanë gisht në vrasjen e Jasharëve, Bardhyl Ajetit, te Selim Broshësh dhe Ibush Kllokoqit. Naim Miftari në këtë CD flet edhe për Hashim Thaçin, Gani Thaçin, Kadri Veselin, etj. Por do të presim edhe pak derisa të publikohet kjo video dhe të zbardhet gjithçka çka ka thënë Naim Miftar”, ka thënë Bllaca./standardi.info