150 kg marijuanë kapen në Venezia, në pranga shqiptari
150 kilogramë marijuanë u sekuestrua nga policia e Venezias në Itali, ndërsa tetë ditë më parë u bllokuan edhe 116 kilogramë të tjera teksa transportoheshin nga një shqiptar.
Në bazë të hetimeve dhe informacioneve të marra u identifikua një fugon i cili drejtohej nga 31 vjeçari shqiptar Lulzim Haruni i prangosur ditët e para të gushtit.
Sipas policisë 150 kilogramët e marijuanës së zbuluar u gjet në një makinë të braktisur, e paketuar në të njëjtën mënyrë s i droga që iu sekuestrua shqiptarit, dhe pakot ishin të së njëjtës peshë si ajo që iu bllokua Harunit një javë më parë.
Siç informon noa.al, zbulimin e 250 kilogramëve marijuanë, policia e ka cilësuar si pjesën e dytë të dërgesës së drogës që iu bllokua 31 vjeçarit, ndërsa vijon puna për rrjetin që e niste dhe ata që e prisnin lëndën narkotike. (NOA)