Kalo te lënda

Thaçi: PDK do ta udhëheq vendin edhe një mandat

Kryeministri aktual i Kosovës Hashim  Thaçi, pret që edhe një mandat Partia Demokratike e Kosovës ta qeverisë vendin. Ai në një intervistë për Kosova Sot ka premtuar ndërkaq se në mandatin e tretë PDK do t’i sjellë Kosovës një Qeveri më me pak ministri.

“Unë siguroj se në mandatin e ardhshëm, të tretin të PDK-së, kabineti qeveritar që do të propozohet prej PDK-së do të jetë më i ngushtë, sepse edhe Kosova do të jetë më e konsoliduar si shtet”, ka thënë ai.

Thaçi më herët nuk ka shprehur dëshirën që të drejtojë Qeverinë edhe në një mandat, por gjithsesi ka thënë se nëse i kërkohet është i gatshëm që të japë kontributin e tij për të mirën e vendit./Indeksonline/