Serbët bllokojnë KFOR-in dhe EULEX-in në Zupçë
Dhjetëra serbë, që nga mesdita vazhdojnë të mbajnë të bllokuar në fshatin Zupçë një kolonë të automjeteve të EULEX-it dhe KFOR-it, të cilat janë nisur nga Mitrovica në drejtim të pikës kufitare Bërnjak.
Sipas burimeve nga veriu, kolona e automjeteve është bllokuar për të pamundësuar ushtarët e KFOR-it që t’i bllokojnë rrugët alternative afër Bërnjakut.
“Janë duke u zhvilluar bisedime mes nënkryetarit të komunës së Zubin Potokut, Sërgjan Xhurovic dhe përfaqësuesve të KFOR-it për zgjidhjen e këtij problemi, ndërkohë që deri tani nuk është shënuar ndonjë incident”, kanë thënë burimet nga veriu, për Kosovapress.
Bllokadën e kolonës së automjeteve e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti.
Ai nuk ka dhënë detaje, përveç se ka bërë të ditur se situata në Zubin Potok mbetet e qetë dhe pa incidente. /Telegrafi/